Punonjes të uzinës së telave në Shkodër kanë kerkuar paraditen e se henes nje takim me prefektin e Shkodres Çesk Millja, pasi prej 8 muajsh nuk marrin pagat. Ato janë shprehur të irrituar për këtë situatë duke deklaruar se familjet e tyre janë në veshtirësi të mëdha ekonomike dhe kjo që po ndodh është krejtësisht e padrejtë.

Punonjësit thonë se janë ankuar edhe në institucionet përkatëse mbi gjendje e vështirë. Kërkojnë që kjo situatë të ndryshojë sepse familjet e tyre kanë mbetur pa bukë.Ata shprehen se nuk mund të vazhdohet më kështu dhe se duhen marrë masa. Edhe më përpara punonjësit kanë protestuar dhe shprehen se janë gënjyer dhe tashmë nuk do ta tolerojnë më dhe kërkojnë paratë e tyre që firma ia ka borxh.

Artikulli paraprakFAMILJA E ARIELËS HAP DYERT E MORTIT, FLET DREJTORESHA E GJIMNAZIT: SI I NJIHJA DY TË RINJTË
Artikulli tjetërMIRATOHET PROJEKTI PËR XHAMINË E PLUMBIT