Askush tjeter nuk mund ta parashikonte se data 8 tetor 1912, me rrethimin Shkodres do te zgjaste me shume se 183 dite dhe se beteja per te do te behej nje nga me te famshmet ne Europen e asaj kohe. Historiani i njohur Bajram Xhafa e quan data e perballjeve me Serbet teksa i ben nje krahasim 8 tetorit te sotshem ku 2 shtetet do te ndeshen ne kushte krejtesisht te ndryshme dhe sigurisht paqesore me njera tjetren sic eshte nje ndeshje futbolli.

Xhafa nenvizon se ka ardhur koha ti tregojme te gjithe Europes se kush eshte Shqiperia e vertete.Historianet dhe analisti xhafa ne 103 vite nga ajo ngjarje mjaft e rendesishme e historise Shqiptare sjell mendime te ndryshme mbi te vecantat dhe dinamizmin e atyre diteve.Ndërsa në Vlorë brohoritej për shpalljen e Pavarësisë, pjesë të gjera të vendit që nga Janina e deri në malet e Veriut ishin të invaduara nga ushtritë e huaja. Në Shkodër mbahej ende në këmbë një armatë e madhe e përbërë nga ushtarë turq dhe rezervistë shqiptarë. Me sytë nga kufijtë veriorë, ushtria që nuk pranonte të dorëzohej, ishte fortifikuarfort nëperiferi të e Shkodrës që nga Taraboshi e Kraja e deri në fushat e Shtojit. Ketu pritej që të sulmonin malazezët e Krajl Nikollës, të etur për territore të reja,. Ushtritë që ishin vendosur përballë përbëheshin: ushtria osmane 15 mijë ushtarë (5 mijë ushtarë aktivë dhe 10 mijë rezervistë shqiptarë, ndersa ushtria malazeze me rreth 25 mijë ushtarë.

Artikulli paraprakEMERGJENCAT CIVILE, BASHKIA M.MADHE ANGAZHOHET PËR MASAT
Artikulli tjetërKËSHILLTARËT, NGRENË SHQETËSIMET PËR LIGJIN E RI