Kryedemokrati Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm e ka nisur përsëri me akuza ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama.

Ai thotë se vendi prej 8 vitesh ka ngecur në baltë dhe në vendnumëro për shkak të Ramës.

Sipas kreut të PD-së, më 25 prill, ditën e zgjedhjeve parlamentare vendi do vihet sërish në lëvizje dhe Shqipëria do të fitojë.

Postimi i plot i Lulzim Bashës:

“8 vjet që vendi ka ngecur keq në baltë.

8 vite në vendnumëro për shkak të Ramës.

Më 25 Prill vendi do të vihet sërish në lëvizje.

Më 25 Prill do të fitojë Shqipëria!”