Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot për gjyqtarin që e denoncoi para dy ditësh, i cili sipas Tahirit ka zbatuar vendimin e gjykatës dy ditë para se të hynte në fuqi.

Duke u ndaluar edhe tek tragjedia e Gërdecit, ministri i Brendshëm tha se sot një prej përgjegjësve ndodhet në vizitë jashtë Shqipërisë duke folur për Reformën në Drejtësi. Tahiri: Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që nga policia ishte arrestuar me armë në brez. Aq merak e kishte ky gjyqtar lirimin e atij personi sa dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e ka bërë motiv për ta liruar e ka zbatuar dy ditë para se të hynte në fuqi. Pashë që ka reaguar edhe Union ii Gjyatarëve dhe thashë mirë gjyqtari se ka hallet e veta. Po këta të unionit a kanë calendar? Sot mbushen 8 vjet nga një ngjarje që shokoi jo vetëm Shqipërinë por edhe ndërgjegjen kolektive të qytetarëve. Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës të asaj ngjarje më pak sesa vitkimat e asaj ngjarje. dhe një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin.

Artikulli paraprakVladimir Putin urdhëron tërheqjen e ushtrisë nga Siria
Artikulli tjetërSHENJTERIMI I NENE TEREZES, SOT PAPA FRANCESKU FIRMOS DEKRETIN