
Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për organizimin e festës së tetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2016.
Sipas medieve kosovare, këto para do të administrohen nga Këshilli Organizativ, që do të udhëhiqet nga ministri i Kulturës, Kujtim Shala. Në përbërje të këtij Këshilli do të jetë edhe një përfaqësues nga Ministria e Forcës së Sigurisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, një përfaqësues i Zyrës së kryeministrit. Por ndërkohë ditën kur Kosova do të festojë 8 vjetorin e pavarësisë priten protesta, pasi gjendja politike në Kosovë nuk është aspak normale.






