Ky është Renato Radoja, ish basketbollisti i madh shkodran e shqiptar që festoi 80-vjetorin e lindjes por edhe 65 vite në jetën sportive si lojtar dhe trajner. Në një mbrëmje me miqtë më të afërt të sportit, të afërm dhe familjarë, Renato Radoja festoi 80-vjetorin.

Disa prej emrave të mëdhenj të basketbollit shqiptar të pranishëm në këtë festë ruajnë kujtimet më të mira me Renato Radojën duke e cilësuar si një reformator të basketbollit në vend.

Në 80-vjetorin e Renato Radojës nuk mund të mungonte vëllai i tij, një emër i madh i muzikës shqiptare, kompozitori Robert Radoja i cili u rikthye në qytetin e tij duke qenë i pranishëm në këtë ditë të rëndësishme ndërsa emocionet u shtuan kur u ul në piano duke e ndezur edhe më shumë festën.

Në këtë 80-vjetor të lindjes, Renato Radoja e ka një peng, faktin që nuk e lejojnë më që të jetë trajner i basketbollit në “Sport Klub Vllaznia”.

Ky 80-vjetor u organizua nga vetë Renato Radoja me aq mundësi sa ka pasur ndërkohë që të gjitha institucionet e kanë harruar këtë moment të rëndësishëm për sportin shkodran dhe atë shqiptar dhe për këtë ndjehet i fyer.

E megjithatë kjo mbrëmje e 80-vjetorin kishte shumë vlerë për Renato Radojën duke pasur njerëzit e tij më të afërt pranë vetes.

Renato Radoja mban titullin “Mjeshtër i Madh” por edhe një sërë titujsh tjerë. Është fitues i disa titujve dhe medaljeve si lojtar por ka edhe disa trofe në karrierën e tij si trajner duke u kthyer kështu në një nga emblemat e basketbollit shqiptar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, ECJE DHE LUTJE NË VENDIN E TORTURAVE TË MARTIRËVE
Artikulli tjetërHUMBJA E VLLAZNISË, JONUZ: JAM NËN PRESION QË NË FILLIM