Orest Sota ngelet në burg. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën e biznesmenit 25 vjeçar për të lënë qelinë e paraburgimit.

Ai po hetohet për “pastrim parash” dhe “fshehje të të ardhurave”, prokuroria dyshon se 863 mijë eurot që ju kapën kur u arrestua në 1 nëntor 2017 në Elbasan, i përkasin ish-ministrit Tahiri. Në seancën e kësaj të premteje, avokatët kërkuan lirimin e Sotës me argumentin se paratë e gjetura në mjetin e tij bashkë me dy patenta lundrimi të Tahirit, i përkasin familjes Sota dhe se ato ishin garanci për blerjen e një sasie të madhe hekuri në KURUM.

Më këmbënguljen e kundërt të prokurorëve, një Kolegj Penal i Apelit të Krimeve la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë ndaj Sotës nga Shkalla e Parë.