Një burrë u akuzua për kontrabandimin e nëntë personave kryesisht shqiptar nëpërmjet një varke në drejtim të Britanisë. Operacioni për ndalimin e anijes së vogël dhe shpëtimin e emigrantëve të rrezikuar, u zhvillua të mërkurën, rreth 20 milje në jug të Dungeness në Kent.

Roja bregdetare britanike i transferoi emigrantët në një varkë shpëtimi duke i sjellë në bregu pranë Eastbourne. BBC shkruan se Afrim Xhekaliu, 40 vjeç, banues Leicester Road, Barnet, do të paraqitet para gjykatës së Magjistraturës të Brighton të premten. Ai është akuzuar se ka ndihmuar hyrjen e paligjshme të emigrantëve në Britani, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Dy burra të tjerë u arrestuan gjithashtu me dyshimin e kontrabandimit të emigrantëve. Agjencia tha se njëri ishte liruar teksa ishte nën hetim, ndërsa tjetri nuk do të përballej me veprime të mëtejshme. Zyra tha se tetë burrat dhe një grua në bordin e anijes i thanë shpëtimtarëve se ishin nga Shqipëria.

Një zëdhënëse tha se Forca Kufitare mori një paralajmërim nga rojet bregdetare rreth orës 05:30 me orën lokale pasi u ngritën shqetësime rreth një varke të vogël. Rojet bregdetare dhe ekuipazhet e shpëtimit nisën një operacion kërkimi dhe shpëtimi për të gjetur anijen.

Artikulli paraprakAKSIDENTI I RËNDË, VDES NË SPITAL I RIU SHQIPTAR.
Artikulli tjetërPROTESTA KUNDËR FALJES SË DETIT, ‘TIFOZËT KUQ E ZI’ PARA KRYEMINISTRISE