Ngjarje që kthehen në kujtime apo ngjarje që pasqyrojnë fenomene?! 9 Janari është skenë e vazhdueshme në realitetin tonë të ikjes, a të kërkimit. Në peshoren e ekzistencës ka rënduar përherë dëshirimi i një jete më të mirë, dinjitoze dhe të plotë.

Është e çuditshme çfarë force mbart njeriu që e kërkon jetën aq sa vë në diskutim pikërisht atë. Shpresa e një dite më të mirë është aq e fortë sa qindra burra e gra, djem dhe vajza, i drejtohen detit e malit që shpeshherë i përpin pa dhembshuri. Tragjedi të tilla janë fryt i luftrave, korrupsionit, pangopësisë së zotërinjëve skllavërues.

Zëri i atyre që treten në ujërat e botës, është çekani i ndërgjegjes sonë, i politikave dhe i shoqërisë që tkurret në vetvete, i mbyt ëndrrat e shpirtit të së drejtës më themeltare, jetës në dinjitet. Cilësia e jetës nuk kërkon ditë, kërkon jetë në ditë

Artikulli paraprak2018-ta NIS ME NJË MESAZH “VIT TË MBARË O SHKODËR”
Artikulli tjetërVLLAZNIA FAZË PËRGATITORE DHE MERKATO