
BASHA: TI THEMI STOP, EMIGRACIONIT DHE AZILIT, SHQIPTARËT MERITOJNË NJË QEVERI NDRYSHE. Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër, në bashkëpunim me Departamentin e Diasporës dhe Migracionit në PD, kane organizuar një aktivitet ndryshe këtë 9 Maj, me një apel të qartë drejtuar qeverisë dhe shqiptarëve, që të mos detyrohen të shkojnë në azil. I pranishëm ne këtë aktivitet të të rinjve shkodranë ka qëne edhe kryetari i PD-se Lulzim Basha, I cili I kerkoi shqiptarëve që të mos largohen nga vendi por të dënojnë me votë këtë qeveri.
Shefi i Departamantit të Emigracionit dhe Diasporës në Partinë Demokratike, Bardh Spahija deklaroi se vota e të rinjve, është tejet e rëndësishme me 21 Qershor, për ti thënë stop, emigrimit të shqiptarëve. Kandidatja e Partisë Demokratike, Voltana Ademi, në këtë 9 Maj, ka premtuar se një nga prioritet kryesore është që Shkodra të jetë një qytet europian. Një ide ndrshe, por që përputhet me nje realitet të hidhur, një realitet që po largon çdo ditë shqiptarët drejt dyerve të europës, ndërkohe që të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, I ftojnë ata që të bëhen së bashku për të ndryshuar situatën ne vend