
9 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në Lezhë, ndërsa të përfshirë rezultojnë ish zyrtarë të Kadastrës së Lezhës, IKMT-së si dhe policë. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për ndërtimin e disa shtëpive në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dyshohet të jenë tjetërsuar prona, ndërtuar pa leje dhe më pas legalizuar. Për Pjetër Tucin është dhënë masa e sigurisë arrest në burg, ndërsa për 5 të tjerë arrest në shtëpi.
Dy ish drejtues të IKMT u është ndaluar dalja jashtë vendit, ndërsa polici Martin Ndoka është pezulluar nga detyra dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit. Hetimi, i drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ka nisur më herët ndërsa priten detaje të mëtejshme.






