Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti ka rikujtuar jetën dhe veprën e saj, ndërsa shkruan se ajo me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra njerëz të varfër në botë.

“Përmes kongregacionit katolik Misionaret e Bamirësisë që ajo e themeloi më 1950, Gonxhe Bojaxhiu u bë e njohur gjithandej botës si Nënë Tereza apo Tereza e Kalkutës. Murgesha shqiptare katolike që me dashuri dhe besim ndihmoi mijëra e mijëra njerëz të varfër dhe veçanërisht fëmijë, fitoi zemrat dhe besimin e miliona njerëzve në botë.

Në vitin 1979, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, duke u bërë e para shqiptare e laureuar me këtë çmim aq të rëndësishëm. Pas vdekjes, më 19 tetor 2003, ajo u lumturua ai “Tereza e Bekuar e Kalkutës” nga Papa Gjon Pali II, me të cilin ajo kishte patur marrëdhënie shumë të afërta në rrugën e saj të bamirësisë. Kurse më 5 shtator 2016, Papa Françesku e kanonizoi në shenjëtore duke e quajtur Shën Tereza. Kur kanë kaluar 28 vite nga vdekja e saj, bota vazhdon ta kujtoj dhe nderoj Nënë Terezën çdo herë e më shpesh, sepse virtytet dhe vlerat për të cilat ajo u angazhua gjithë jetën e saj ishin universale. Duke qenë shqiptare, e lindur dhe e rritur në një familje shqiptare, Nënë Tereza paraqet shembullin më sipëror ndër ne, të përpjekjes së njeriut për ta ruajtur humanitetin ndër njerëz!”, shkroi Kurti.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPJERIN NDREU, KONFIRMON NDRYSHIMET TEK EKIPI I FUTBOLLIT “BESËLIDHJA”
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 6 SHTATOR 2025