Regjizori Bardh Smaja vjen ne teatrin “Migjeni” me dramen e rradhes te titulluar “Kandili I Argjandit”. Provat per premieren e kesaj drame, te shkruar nga Martin Camaj, kane nisur prej nje jave. Kjo drame do te paraqitet ne skene ne kuader te 90-vjetorit te shkrimtarit te njohur Martin Camaj. Ngjarjet ndodhin ne qytetin e Shkodres, ne nje familje tregtare shkodrane, ne fazen e pare te revolucionit komunist ne Shqiperi ose ne periudhen e mbledhjes se arit.

Tema e kesaj drame eshte nderrimi I pushteteve ne vitin 1946 ne Shkoder. Nje gje te tille e konfirmon edhe regjizori Smaja, I cili e konsideron kete drame si nje premiere boterore dhe qe nuk I ngjason pjeseve te autoreve te tjere.Ne fakt, kjo pjese nuk ka te beje me qytetin e Shkodres, edhe pse drama zhvillohet ne kete qytet. Smaja jep detaje te tjera te kesaj pjese ku thote se autori hyn ne karakteret e aktoreve te tjere dhe bisedon me to.Nder te tjera, Smaja flet edhe per shkrimtarin Camaj, ku e vlereson per kontributin e tij.Autoret kryesore te kesaj drame jane: Nena, shoqja e Shtjefnit, Leka I biri, Besa motra e Lekes, Shkrimtari I shoqi Beses dhe Dora vajza pa prind e rritur ne shtepin e Shtjefnit.

Artikulli paraprakSHKOLLA INDUSTRIALE, GRUPI I BASHKISË SHEH GJËNDJEN
Artikulli tjetërPREMTIMI KTHEHET NË REALITET, RIKONSTRUKTOHET SHKOLLA NË DHEUN E LEHTË