Një episod i ëmbël është regjistruar në një nga Qendrat e Votimit në qytetin e Shkodrës.

Një 97-vjeçare është drejtuar drejt qendrës së votimit, për të bërë zgjedhjen e saj për partinë dhe kandidatin e preferuar.

Në një prononcim për mediat ajo tha se gjithmonë ka votuar dhe i uroi shqiptarët që Zoti t’ia plotësojë të gjitha dëshirat.

“Jam 97 vjeçe. Kam votuar gjithmonë. I uroj shqiptarët që Zoti ia plotësoftë të gjitha dëshirat”, u shpreh e moshuara.