
Kryeministri Edi Rama ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në kabinetin qeverisës.
Ai theksoi se në mbledhjen e kryesisë është diskutuar për presidentin e ri dhe Kongresin e PS.
“Ndryshime në kabinet s’ka arsye pse të ketë. Ne kemi bërë mbledhje që ka në qendër të vëmendjes kongresin e PS, agjendën e kongresit, temat, formën e re, statutin e ri të PS. Kemi folur për të mbledhjen e të dhënave të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë, për opinion për presidentin e republikës”, tha Rama.