Ku e mbështesni akuzën për amnistinë fiskale? Rama tha se përjashtohen personat me të shkuar të OFL-së…

Ai në krye të PS-së ka vendosur trafikantë dhe vrasës. Ai nuk ka koncept për ta. OFL është lista që i jep Rama policisë për të prerë gjobën. A i preku gjë OFL pronat e klanit Xhafaj? Amnistia nuk ka asnjë synim tjetër vetëm legalizimin e parave të tyre. Janë me qindra persona që janë marrë me trafiqe kriminale dhe nuk janë zbuluar.

Si u rrit pasuria e Berberit 600 herë nën hijen e ministres? Nëse një bashkëpunëtori timit do ti ndodhte kjo, puna e parë, do të përballej me ligjin. Si zyrtar je i detyruar ta çosh para ligjit. Ministrja e kishte në krah kudo, përkundrazi nga këshilltar e ka bërë drejtor të entit kombëtar të ndërtimit të rrugëve. Aty km shkon nga 22 gjer në 30 milionë euro. Rruga kushton deri në 2.5 milionë euro, të tjerat ndahen mes klaneve. Mes një çuni që ka bërë 2 milionë me kanabis dhe Berberit që i ka vjedhur nga thesari i shtetit, ky është kriminel. Duhet rrëzuar kjo qeveri që të bëhet drejtësia.

Do ketë protesta të tjera? Apo do të pritet vjeshta?

Protestat nuk përjashtohen, por kemi punë për të bërë. Do zgjerohemi edhe më shumë. Do të punojmë me komunitetet. Një skenar si i Sri Lankës i pret. Është i njëjti mekanizëm i krijuar. Ish guvernatori i Bankës së Argjentinës paguhet 8 milionë në vit për shkrimet. A e çoi Veliaj në Sri Lanka, apo nga Sri Lanka e solli këtu kjo është për tu hetuar. A e morët vesh që shkoi zonja Hajdari për të dëshmuar dhe SPAK i tha “ik ik, largohu, mos na ngatërro me qeverinë”. Përgjigjen do ta japin qyetarët.

Artikulli paraprakRAMA I ASHPËR ME PARTNERËT NDËRKOMBËTARË: NUK NA BËNI DOT PËR BUDALLENJ
Artikulli tjetërDREJT FUNDIT RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS “JORDAN MISJA”