Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet ditën e sotme nga gazetarët nëse është i gatshëm që të qëndrojë mbi pakët dhe të negociojë një bashkim mes Rithemelimit dhe Partisë Demokratike. Meta tha kjo nuk është çështje negociatash, por duhet që aksioni opozitar të unifikojë në parlament.
“Aksioni në parlament është ai që unifikon opozitën, nuk është çështje negociatash, opozita ka mundësitë të bëj opozitë më të fuqishme se deri tani. Edhe kjo opozitë që është bërë deri më tani, në këto kushte shumë të vështira, por mos harroni se këto skandale janë ngritur nga opozita dhe ajo duke i bashkuar forcat i ka mundësi të jetë e sukseshme dhe shumë shpejt të garantojë një ndryshim të fortë.