Mediat ne vendin tone kane kerkuar një reagim nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, në vendin tonë, në lidhje me vaksinën kineze Sinofarma.

Në përgjigjen zyrtare thuhet, se hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemeve teknike. Por nuk sqarohen se cilat janë këto probleme. Me tej theksohet se nëse pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, dhe ambasada kineze është e gatshme të japë asistencë të nevojshme.

Qytetarët: Derisa janë të çertifikuara, pse të mos i bëjmë, njerëzit të mos kenë frikë. Unë do ta bëj më vonë se kam rreth 3 muaj që e kam kaluar Covidin. Edhe shqiptare të ishte unë do ta bëja, mjaft që të jetë e testuar dhe e sigurt.

Gjysma e botës e përballoi Coronavirusin, po ne ku jemi, çfarë po bëjmë, ne po merremi me diskutime për vaksinat, jo bën kjo, jo s’bën ajo.

Ne duam të hamë, po hëngrëm, s’na zë sëmundja. Unë nuk dua ilaçe. Unë jam kaq vjeçe dhe nuk kam pirë një paracetamol. Nuk dua vaksinë, le të më zërë sëmundja. A, nëse më mbajnë pensionin dhe e bëjnë me detyrim, do ta bëj edhe unë. Aty kam frikë, se nuk kam ku të vete më.

Mjafton të jenë të çertifikuara. Unë do ta bëj patjetër. Edhe Astrazeneca të jetë, do ta bëj. Sepse kisha vajzën shumë keq me Covid, pësoi trombozë dhe u shurdhua nga një vesh. Kështu që duhet ta bëjmë të gjithë, është I pabesë ky virus.

Vaksina kineze Sinofarma po aplikohet në Maqedoninë e Veriut, Hungari dhe Serbi. Ndërkohë që me një akt normative që ka hyrë në fuqi më 12 mars 2021, qeveria shqiptare

i ka hapur rrugën të gjitha vaksinave, jo vetëm atyre të miratuara nga Agjencia Amerikane e Barnave, FDA, dhe Agjencia Europiane e Barnave, EMA, por edhe nga cilido shtet, mjafton që vaksina të jetë çertifikuar nga institucionet përkatese të atij vendi.