Kryeministri Edi Rama garanton të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pavarësisht krizës, që ka mbërritur tashmë edhe në vendin tonë.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama u shpreh se është e sigurt që s’do të ketë ndërprerje energjie, ndonëse shtoi se situata është realisht serioze dhe shqiptarët duhet ta dinë këtë.

Pjesë nga intervista:
A do kthehemi te larja me kanoçe? Ti e ke të lidhur ujin me dritat në shtëpi?
Shtëpia ime është një-katëshe. E dyta, nuk kam me pompë, kështu rezervuar lart. Kur ikin dritat, vjen uji normalisht në gjithë atë zonë, por kur s’ka drita, normal që nuk ngrohet, se s’ka se si të ngrohet.

A do ketë ndërprerje dritash apo jo?
Po pse? E para, sa i përket çmimit të energjisë, nesër do të ndajë me opinionin publik planin, që kisha paralajmëruar. Kjo është emergjencë, kriza është reale, çmimet janë rritur dhe ne prekemi drejtpërdrejt. Ne jemi të detyruar të blejmë energji elektrike, pasi ne nuk varemi nga uji, por nga shiu. Ne po ndërtojmë Skavicën, për të mbajtur ujin.

A do e përballosh krizën pa fikur dritat?
Nuk ka arsye të ikin dritat.

Je i sigurt, se dje në Himarë ikën tre orë…
Nuk ka lidhje me defektet teknike. Gjithë sistemi ynë i shpërndarjes, kur ne kemi bërë investime sa të gjitha vitet e tjera të marra së bashku, sepse ishte një sistem i pandryshuar nga regjimi i mëparshëm, por që kërkon investime të tjera. Kufizime energjie, për shkak të mungesës së energjisë, nuk do të ketë. Nuk është më pyetje kjo, sepse askush nuk ka thënë që do të ketë kufizime. Britania ka bërë plane të kufizimeve të energjisë, për shkak të prodhimit. Situata është realisht keq. Unë duhet ta ndaj këtë me njerëzit. Janë shumë faktorë, që ndikojnë në rritjen e çmimit. Gjithë Evropa e bashkuar e ka varësinë nga gazi 95%.