Regjisori Altin Basha ishte i ftuar në një program televiziv këtë të diel, ku foli për projektet e tij të reja, si dhe largimin e shumëpërfolur nga “Portokalli”.

Regjisori tha se gjatë punës në Top-Channel, ka patur liri, dhe për këtë u shpreh mëse i kënaqur, teksa shtoi se në momentin kur iu cungua liria atëherë edhe bashkëpunimi mori fund. “Vendosa më mirë të largohem në një dritare të re, ku kam lirinë e duhur”, tha ai.

Por a do të donte të vijonte të punonte me aktorët e “Portokallisë”?

Regjisori tha: “Në fillim kanë patur ata privilegjin të punojnë me mua, por falë punës intensive ata u kthyen në talente të ekranit, dhe sot kam unë privilegjin të punoj me secilin prej tyre”.

Ndërsa për aktorët që janë rikthyer në “Portokalli” pas largimit të tij, apo për kritikat e bëra vazhdimisht për të, ai theksoi se suksesin e tij e kanë treguar statistikat dhe produktet e nxjerra në “Portokalli”.

Përpos punës në televizion, me programin e humorit “Kosherja”, Basha aktualisht po punon për një shfaqje të re “Coriolanus”, e cila do të ketë premierën më 17 dhjetor në Teatrin Kombëtar.

Artikulli paraprakBIONTECH NIS PUNËN PËR TË PËRSHTATUR VAKSINËN PËR VARIANTIN E RI
Artikulli tjetërLIDHI GRUAN SHTATZËNË DHE I VRAU BASHKËSHORTIN 30-VJEÇAR SIRIAN, ARRESTOHET SHQIPTARI