Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se është ende herët për të shpallur fitoren me pandeminë e koronavirusit, duke marrë shkas edhe nga deklaratat e OBSH-së.

Gjatë prezantimit të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave për sektorin e shëndetësisë, Manastirliu tha se situata po monitorohet.

“Do të doja ta nisja duke përmendur atë që drejtori i përgjithshëm i OKB ka deklaruar dje. Është ende herët për të shpallur fitore, për të lëshuar masa jo mjekësore. Vendet po bëjnë vlerësime epidemiologjik. Sa i përket masave tona, ju e dini se masat në Shqipëri, situata po vlerësohet dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm. Kemi mbi 18 mijë raste aktive. Bazuar në vlerësimin e situatës, do të merren vendime.

Kemi arritur në 56% për popullatën mbi 16 vjeç. Sa i përket dozës përforcuese, Komiteti i Ekspertëve është duke e vlerësuar këtë gjë. Jemi duke vlerësuar dhe ditët e izolimit në kuadër të variantit të ri Omicron, duke vlerësuar periudhën e karantinimit. Ndaj do të kemi një vendim.”, tha ajo.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA TAKIM KOKË MË KOKË NË SHBA ME SEKRETARIN ANTONY BLINKEN MË 15 SHKURT
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË MOSHËN 78-VJEÇARE AKTORI I NJOHUR SI ‘PERIKLIU’ NË KOMEDINË ‘PALLATI 176’