Në 23 vitet e fundit numri i lindjeve në Shkodër ka rënë me më shumë se 50%. Rënia e lindjeve ka vijuar nga viti në vit dhe nga 3100 lindje që ishin në fillim vitet 2000 shprehet mjekia e spitalit të Shkodrës Dhurata Kuçi, viti 2023 u mbyll me vetëm 1300 lindje. Krahasuar edhe me një vit më parë ka një rënie pasi janë mbi 13% më pak fëmijë të lindur në Shkodër.

Mjekia Kuçi shprehet se arsyet e rënies drastike të lindjeve në Shkodër por edhe në mbarë vendin lidhen me emigracionin masiv të shkodranëve drejt shteteve të tjera, planifikim me jo më shumë se 2 deri në 3 fëmijë maksimumi dhe kushtet ekonomike jo të favorshme.

Shkodra sipas të dhënave të INSTAT përfshihet në qytetet me numrin më të lartë të rënies së numrit të lindjeve bashkë me Kukësin, Lezhën dhe Dibrën. Nga viti 2013 në vitin 2023 lindjet në shkallë kombëtare kanë shënuar rënie me 37%. Kjo ishte rënia më e fortë në 30 vitet e fundit nga viti 1993. Shqipëria renditet edhe ndër vendet me lindshmërinë më të ulët në Europë.

https://youtu.be/niD02JJroAg

Artikulli paraprakPS ‘NDEZ MOTORËT’, NË PROCES RIORGANIZIMI, ZGJEDH DREJTUESIT E RINJ TË DEGËVE DERI MË 15 MARS. JA KUR MBLIDHET KONGRESI
Artikulli tjetërSHKODËR, 15% MË PAK ZJARRE NË VITIN 2023