Pranë lumit Buna, në njësinë administrative Dajç, trupa e aktorëve të teatrit “Migjeni” interpretuan veprën “A ta laç” të një prej personaliteteve më të njohur të letërsisë shqipe Ernest Koliqi. “A ta laç” hapi siparin e një cikli tjetër shfaqjes nën titullin “Koliqiana”.

Aktorët në përfundim të shfaqjes tregojnë emocionet e interpretimit në një zonë të hapur por edhe për iniciativën që kanë marrë për interpretimin e veprave të Ernest Koliqit.

Shfaqja u vu në skenë nga aktoret profesioniste të teatrit “Migjeni” Krist Lleshi dhe Linda Jarani, ndërsa interpretuan Lusi Bregu, Arbër Bala, Anrida Lopçi, Fritz Selmani dhe Silvia Kacarosi.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakQAFË THORE, EDHE NË MAJ RRUGA E THETHIT E BLLOKUAR
Artikulli tjetërKUINTETI I TUNXHIT NGA KOSOVA KONCERT NË SHKODËR