Akademia AAS është bërë pjesë e një trajnimi dy ditor ku të pranishëm ishin disa ekspertë futbolli nga Hollanda të cilët kanë eksperiencë të gjatë në skuadrat hollandeze.

Presidenti i AAS Arben Haveri vlerësoi këtë trajnim që shërben për rritjen e akademisë që drejton por edhe një frymë të re tek të rinjtë e akademisë. Një grup trajnerësh dhe specialistësh futbolli nga Hollanda kanë mbërritur në Shkodër në një trajnim dy ditor me trajnerët e “Albania Ajax School” dhe fëmijët e kësaj akademie. Presidenti i AAS vlerësoi këtë bashkëpunim që do të shërbejë për një shkëmbim eksperiencash. I pranishëm ishte edhe drejtori sportiv i Vllaznisë Eugent Zeka i cili u shpreh se ky trajnim nga hollandezët vlen për të gjithë. Trajnimi dy ditor përveç trajnimeve teorike do të shoqërohet edhe me shembuj praktik por edhe ndeshje futbolli për ta konkretizuar deri në fund dhe për të sjellë diçka ndryshe për të rinjtë e akademisë AAS.