Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të fazës “Final Four”, ku do të përcaktohet kampioni i edicionit 2025-2026 të “Abissnet Superiore”, si edhe skuadrat që do të marrin pjesë në kualifikueset e Ligës së Konferencës. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 16–31 maj 2026, duke garantuar një organizim maksimal dhe standarde të larta për fazën më të rëndësishme të sezonit. Sipas rregullores, katër skuadrat e para në përfundim të fazës së rregullt do të sigurojnë pjesëmarrjen në “Final Four”.
Pikët në këtë fazë do të përgjysmohen, duke marrë për bazë vlerën më të ulët dhe në total do të luhen 6 ndeshje. Ndeshjet e para do të luhen më 16 dhe 17 maj. Takimet e dyta do të luhen më 23 dhe 24 maj ndërsa ndeshjet e treta do të zhvillohen më 29 dhe 31 maj. Në rast barazimi pikësh midis dy ose më shumë ekipeve në fazën “Final Four”, renditja përcaktohet sipas kritereve në vijim:
– Pikët e grumbulluara në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final Four;
– Diferenca e golave (shënuar – pësuar) në ndeshjet direkte gjatë kampionatit dhe fazës Final Four;
– Diferenca e përgjithshme e golave në të gjithë sezonin (kampionati + Final Four).

Artikulli paraprakPASTRIMI I KANALEVE, BANORËT: TË PËRFSHIHET EDHE TRUSHI
Artikulli tjetërPLAN MASASH NGA POLICIA PËR SIGURINË GJATË PELEGRINAZHIT NË KISHËN E SHNA NDOUT NË LAÇ