Kreu i AKSHI Mirlinda Karçanaj dhe zëvendës drejtoresha Hava Delibashi janë paraqitur pak më parë në Prokurorinë e Posaçme.

Karçanaj dhe Delibashi ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpie”.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 masa sigurie në lidhje me dyshime për abuzime me tenderat e AKSHI. Është firmosur “Arrest me burg” për Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. Ndërkohë “Pezullim nga detyra” dhe “Ndalim për të dalë jashtë vendit” është lëshuar për Erion Ismailin. Ismaili u pezullua nga detyra pas aksionit te zhvilluar te AKSHI.
SPAK prej një viti po heton procedurën e 12 tenderëve në Agjencinë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku dyshohet se janë kryer shkelje gjatë tenderimit.
Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta janë personat ndaj të cilëve është vendosur masa e sigurisë “Ndalim për të dalë jashtë vendit”.

Artikulli paraprakFINALIZOHET OPERACIONI I KODUAR “LAKESIDE”
Artikulli tjetërBE NISI HEQJEN E MASAVE NDËSHKUESE