SPAK ka lëshuar 8 masa sigurie pas një hetimi për abuzime me tenderët e AKSHI-t. Në një operacion të zhvilluar orët e para të mëngjesit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, u ekzekutuan 6 masa sigurie dhe në kërkim janë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Këta dy të fundit nuk janë gjetur gjatë kontrollove, të cilat u ushtruan edhe në zonën rezidenciale të Kodrës së Diellit në Tiranë. Siç Report Tv mësoi se në këtë rezidencë jeton biznesmeni Beqiraj.

SPAK ka ekzekutuar urdhëarrestete edhe mes radhëve të AKSHI-t. Në njoftimin publik për mediat, bëjnë me dije se është ekzkutuar masa arrest në shtëpi për drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoreshën Hava Delibashi. Në lidhje me këtë operacion, masë pezullim nga detyra është vendosur edhe për Erjon Ismailin, zëvendës drejtor i policisë së Tiranës. Ndërsa, masa ndalim për të dalë jashtë vendit për Andis Papa, Gëzim Hoxha, Rogers Rryta.

Hetimi për këtë çështje është ndjekur nga dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ndërsa masat e sigurisë janë lëshuar me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi. SPAK ka zbardhur edhe akuzat që rëndojnë ndaj personave që ka nisur hetimi, ku dallohet se masat më të rënda janë ndaj dy biznesmenëve Agasi dhe Beqiraj të cilët akuzohen për 5 vepra penale: “Konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikulli paraprakBEGAJ SHKARKON KOMANDANTIN E FORCËS TOKËSORE DHE EMËRON PASUESIN
Artikulli tjetërRAMA U PREMTON GAZETARËVE DEKRIMINALIZIMIN E SHPIFJES