Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” duke marrë shkas nga pamjet e transmetuara në datat 13 dhe 14 tetor 2015 në emisionin investigativ “Fiks Fare” në televizionin Top Channel,

i cili zbuloi një skemë korruptive ndaj një studenti me qëllim përfitimin e të drejtës së marrjes së provimeve në Universitetin e Shkodrës përkundrejt mitmarrjes, njofton se pas mbledhjes urgjente të Senatit akademik, sot më datë 16. 10. 2015, ora 13 00, me votim unanim u vendos pezullimi nga detyra i pedagogut Fran Qafa. Raste të tilla janë një dukuri e shëmtuar, që nuk kanë asgjë të përbashkët me proceset integruese dhe përpjekjet maksimale që po bën Universiteti ynë, për të përmirësuar produktivitetin në funksion të studentëve. Programi ynë ka si synim kryesor qendërsinë e studentit. Sfida jonë është të rrisim cilësinë e të diplomuarve dhe t’i orientojmë ata saktë në tregun e punës. Ne i nxisim studentët tanë, si dhe të gjithë qytetarët, që të jenë pjesë e luftës kundër korrupsionit dhe të denoncojnë pa frikë raste të tilla.

Artikulli paraprak“NJË DITË NDRYSHE PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”
Artikulli tjetërDITA E DYERVE TË HAPURA NË ZYRËN E AVOKATIT TË POPULLIT