Një 48 vjeçar, oficer policie i cili krijoi marrëdhënie seksuale të fshehta me viktimën qe kishte rene pre e përdhunimit nga ai eshte dënuar me tre vjet burg.

Simon Rose, 48 vjeç, ishte një oficer i respektuar që i kishte shërbyer Policisë së Madhe të Mançesterit për pesë vjet, kur ai ndërtoi marrëdhënie me nje te re.

Marrëdhënia e tyre zgjati për shtatë vjet deri në tetor 2019, kur emri i saj ra në qendër të vëmendjes për një urdhër kontrolli në shtëpinë e saj, tha prokurorja Vanessa Thomson në Gjykatën e Kurorës së Liverpool.

Gruaja u intervistua dhe nxori në dritë aferën.

Gjykatësi David Swannerton tha:

“Ju keni përfituar nga viktima e cenueshme duke krijuar një marrëdhënie seksuale me të. Ju keni shkelur jo vetëm besimin e kolegëve tuaj të afërt, njerëzve që ju kanë parë si mik, por besimin që publiku pret dhe ka të drejtë të ketë tek punonjësit e policisë. Sjellja e oficerëve të policisë si ju dëmton besimin në të gjithë shërbimin policor dhe kjo është në dëm të çdo oficeri policie dhe të shoqërisë në tërësi”.

Artikulli paraprakJO VETËM BUCHA, PARALAJMËRON PROKURORJA E PËRGJITHSHME E UKRAINËS: KY ËSHTË QYTETI QË MUND TË GODITET MË KEQ NGA FORCAT RUSE
Artikulli tjetërPAS GJERMANISË, FRANCA DËBON 35 DIPLOMATË RUSË: JANË NË KUNDËRSHTIM ME INTERESAT E SIGURISË