
Nisma qytetare Act4Shkodra ka vijuar angazhimin për mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e komunitetit me një tjetër aktivitet sensibilizues në qytet.
Këtë herë, aksioni është zhvilluar në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, ku, me mbështetjen e më të vegjëlve të kopshtit “Hojzat”, janë dhuruar dhe mbjellë fidanë e pemë për gjelbërimin e zones
Përmes këtij aktiviteti, një rol të veçantë kanë pasur fëmijët, të cilët me gjestin e tyre kanë përcjellë mesazhe të forta ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit. Kjo nismë synon të nxisë përgjegjësinë qytetare dhe kujdesin ndaj hapësirave të përbashkëta, duke përfshirë brezat e rinj si pjesë aktive e ndryshimit
Me këto mesazhe që vijnë nga më të vegjlit tek të rinjtë e qytetit, dita nis me më shumë ndërgjegje dhe përgjegjësi për mjedisin dhe pasurinë tonë të përbashkët.






