Kujtim Shaba do të jetë trajneri i ri i Adës së Velipojës. Pas disa takimeve me Presidentin Alfred Pjetri palët kanë gjetur akordin që Shaba të jetë trajneri i velipojakëve. Në fakt deri më tani Ada ka qenë pa një trajner dhe këtë rol e ka patur futbollisti Vahedin Pepa.

Kujtim Shaba ka një eksperience të gjatë në futboll si ish-futbollist dhe më pas me poste drejtuese në klubin e futbollit Vllaznia per t’u rikthyer sërish kësaj here si trajner i Adës së Velipojës. Objektivat e Adës me emërimin e trajnerit të ri janë të mëdha ndërsa këtë sezon synohet dalja një kategori më lart.

Motivimi është i madh në rradhët e velipojakëve ndërsa tashmë pritet që të nisin seleksionimet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri për t’iu bashkuar kontigjentit aktual që ka ky ekip. Ada e Velipojës është një skuader e cila ka patur shpesh herë rezultate të kënaqshme por edhe nga rradhet e saj kanë dalë futbollistë që më pas kanë vijuar edhe më lart.

Artikulli paraprakARRESTOHEN KATËR TË DYSHUAR PËR KONTRABANDË ME EMIGRANTË NË KOSOVË
Artikulli tjetër“U ARRESTUAN 20 PJESËTARË TË GRUPIT KRIMINAL”, VOA ZBULON DETAJET NGA ARRESTIMI I TRAFIKANTËVE SHQIPTARË TË DROGËS