Ada e Velipojës ka humbur 0-4 përballë pretendentëve të Besëlidhjes.

Velipojakët nuk kanë patur forcën e duhur përballë një skuadre të mirëpërgatitur si Besëlidhja. Seria e golave hapet shumë shpejt që në minutën e 9’ me anë të Bajiç. Serbi seralizon edhe golin e dytë në minutën e 38’. Në pjesën e dytë miqtë shënojnë edhe dy gola të tjerë me anë të Gjorgjeviç dhe Marashit ndërsa Ada nuk ka forcën e reagimit. Pas ndeshjes trajneri i Adës Kreshnik Krepi u shpreh se lojtarët nuk zbatuan siç duhet detyrat dhe se çdo ndeshje është e vështirë. Trajneri i portierëve të Besëlidhjes Ideal Lekiqi deklaroi se fitorja ndaj Adës pavarësisht rezultatit nuk ishte e lehtë. Me këtë humbje Ada vazhdon që të jetë e rrezikuar për mbijetesën ndërsa Besëlidhja merr një fitore që i shërben për objektivin që është titulli kampion dhe dalja në Superligë.

Artikulli paraprakZBARDHET TAKIMI I KRYEMINISTRIT RAMA NE BASHKINE SHKODER
Artikulli tjetër7 MARSI, URIME DHE LULE PA FUND PËR MËSUESIT