Ada-Korabi ka qenë një ndeshje e shoqëruar plot me raste goli nga të dy ekipet. Një sfidë që përcolli emocione tek tifozët e Adës por edhe të Korabit që kishin udhëtuar drejt Shkodrës në mbështetje të ekipit të tyre. Pavarësisht volumit, ndeshja u mbyll në barazim 0-0.
Trajneri i Adës Ridvan Kulli tha se një pikë e ngroh këtë skuadër por kishte mundësi që ndeshja të fitohej ndërsa objektiv është qëndrimi në Kategorinë e Parë. Trajneri i Korabit Dritan Mehmeti u shpreh se skuadra e tij ka lënë dy pikë përballë velipojakëve duke qenë se ka pretendime. Ada rikthehet tek rezultatet pozitive në tentativë për të lënë vështirësitë ndërsa Korabi ndalet përballë velipojakëve në Shkodër.