Ada e Velipojës ka nisur përgatitjet për sezonin e ri futbollistik ku do të luajë në Grupin e Veriut të kategorisë së parë. Presidenti i ekipit, Alferd Pjetri në një intervistë për Star Plus, thekson se ekipi po realizon përgatitjet e para për sezonin e ri.

Ndër të tjera, Pjetri ka folur dhe për merkaton që pritet të realizojë ekipi velipojak ku për momentin janë afruar në testim disa futbollistë nga Korea e Jugut. Përsa i përket anës financiare pritet që me marrjen e detyrës së kryetarës së re të Bashkisë, Voltana Ademi të ketë një bashkëpunim dhe me ekipin velipojak. Ada e velipojës çdo sezon ka patur vështirësi ekonomike, ndërkohë pritet që këtë herë të ketë disa zhvillime pozitive.