Ada e Velipojës dhe Vllaznia B janë perballur në derbin e Shkodrës mes njera-tjetrës. Kjo perballje që përfundoi në 1-1 u luajt në stadiumin “Adriatik” në Velipojë. Skuadrat nuk morën më shumë se një barazim në këtë takim mes tyre.

Në 45 minutat e psra Ada dhe Vllaznia B përpiqen që të mos ndëshkohen dhe të perfutojnë nga kundërsulmet. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Në pjesën e dytë është Vllaznia B që e nis me një gol. Në minutën e 58, Leka kalon kuqeblutë në avantazh me golin e realizuar nga ana e tij.

Ada nuk pajtohet me disavantazhin dhe kërkon golin e barazimit. Velipojakët shtojnë presionin dhe shpërblehen në fund të lojës. Ada fiton një penallti që e kthen në gol Shkembi në minutën e 85 duke rikthyer barazpeshën dhe duke bërë që Vllaznia B të mos arrijë tri piket në këtë sfidë. Minutat e mbetura në fund të takimit shërbejnë më shumë që Ada dhe Vllaznia B të mos pësojnë ndonjë gol tjetër. Ndeshja mbyllet me këtë barazim në 1-1. Ky ishte nje takim i rëndësishëm mes këtyre dy ekipeve sepse luftojnë për të qenë sa më larg zonës së ftohtë në tabelën e renditjes.

Ada kishte si objektiv fitoren por edhe me këtë barazim velipojakët arrijnë që të ruajnë vendin e 8 në renditje me 18 pikë. Vllaznia B ka 17 pikë dhe renditet në vendin e 10 ndërsa ndiqet nga Spartaku me 15 pikë. Kategoria e Dytë grupi A kryesohet nga Vora me 50 pikë ndërsa në vend të dytë është Luzi 2008 me 46 pikë dhe Partizani B me 39 pikë në vend të tretë.

Artikulli paraprakSHKODËR, AKSION PASTRIMI NË KALANË “ROZAFA”
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODËR, INSTITUCIONET NË VARËSI AKSION PASTRIMI