Adela Xhemali dhe Vasilika Vjero emërohen zv. ministre të Ekonomisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë pas dorëheqjes së Elton Haxhit dhe Erjon Luçit.

Vasilika Vjero më parë ka qenë në krye të Tatimeve, por edhe drejtuese e Qendrës Kombëtare të Biznesit. Pak kohë më parë ajo u emërua në krye të ARRSH-së duke zëvendësuar në kë post Sonila Qaton, ku qëndroi vetëm për dy javë. Ndërsa Xhemali ka mbajtur postin e drejtoreshës së Borxhit publik në Ministrinë e Financave.

Vendimet
PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

Vendosi:
Znj. Adela Xhemali emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Vendosi
Znj. Vasilika Vjero emërohet zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Elton Haxhi u detyrua të japë dorëheqjen pas skandalit me hapësirat Duty Free në aeroportin ‘Nënë Tereza’, që shkaktoi reagime të shumta edhe në nivel ndërkombëtar nga ambasada amerikane duke rrezikuar imazhin e qeverisë.

Në kulmin e sezonit turistik në Shqipëri, në muajin gusht në datë 16, zv/ ministri Haxhi duke përfituar nga një delegim i përkohshëm i firmës nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj që ndodhej jashtë vendit, firmosi në kohë rekord brenda 24 orëve rinovimin e licencës për gruan e Gjin Gjonit, edhe pse tenderin e ishte fituar kompania amerikane Cruise Duty Free për administrimin e këtyre ambienteve.

Ndërsa vendimi për shkarkimin e Erjon Luçit u mor në mbledhjen e qeverisë të datës 29 Janar, që drejtohej nga zv. kryeministri Erion Braçe.

Artikulli paraprakSKANDALI SEKSUAL, TËRHIQET KANDIDATI I MACRON PËR PARISIN
Artikulli tjetërHAJRAJT KËRKOJNË LIRINË NË APELIN E TIRANËS