Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ishte e ftuar në emisionin “Tonight” të gazetarit Erzen Koperaj në Star Plus Televizion. Ndër të tjera kryebashkiakja Ademi tregoi se Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit

ka bllokuar plotësisht procesin e ndërtimeve për të gjithë bizneset apo firmat që kanë dëshirë të ndërtojnë në qytetin e Shkodrës apo njësitë administrative. Deri më tani janë 40 kërkesa për ndërtime por që sipas krybashkiakes Ademi, AKPT nuk i hap rrugë.

Kryebashkiakja Ademi shprehet se Agjencia e Planifikimit të Territorit duhet që të mos pengojë më procesin e ndërtimeve në Shkodër.

Më përpara ndërtimet në Shkodër janë lejuar pjesërisht por tashmë prej një kohe të gjatë nuk lejohet asnjë lloj ndërtimi për firmat përkatëse duke krijuar një problematike të madhe që kërkon një zgjidhje në një mënyrë sa më të shpejtë se bllokimi i ndërtimeve automatikisht ndikon edhe në jetën ekonomike dhe zhvillimin e metëjshëm të qytetit të Shkodrës.