Bashkia Shkodër ka shpërndarë ushqim për bagëtitë në njësinë administrative të Dajçit në fshatrat që janë të përmbytur ndërsa një ditë më parë janë furnizuar edhe fermerët e përmbytur të njësisë Ana e Malit.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi se fakti që qeveria nuk shpalla gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e përmbytura cënon të drejtën e banorëve që tokat i kanë nën ujë.

Kryebashkiakja Ademi thotë se strukturat shtetërore kanë lënë në harresë banorët e përmbytur.

Shpërndarja e ushqimit për bagëtitë në zonat e përmbytura u bë me fondet e vetë bashkisë Shkodër ndërsa do të vijojë në gjitha fshatrat që tokat i kanë në ujë.

Artikulli paraprakSHKODËR, ZGJEROHET SIPËRFAQJA E TOKAVE TË PËRMBYTURA
Artikulli tjetërSHENDETI – 03.02.2021