Institucionet vendore në Shkodër nuk kanë patur asnjë informacion e aq më tepër asnjë protokoll për pritjen e përfaqësuesve të samitit të Diasporës siç është deklaruar nën zë nga zyrtar të qeverisë shqiptare.

Këtë konfirmim e jep kryetarja e bashkisë Voltana Ademi duke shuar hamendësimet. Sa i përket deklaratës së ministrit për çështjet vendore se bashkia Shkodër merr 37% më shumë se bashkia e Tiranës nga qeveria, kryebashkiakha deklaroi se shtesa që pritet të jetë këtë vit nga transferta e qeverisë është shumë pak më shumë ndërsa nuk përmbushet detyrimi ligjor për decentralizimin dhe reformën territoriale. Këtë vit pritet që qeveria të japë vetëm afro 60 milion lekë të vjetër më shumë se vitin e kaluar në grantin për bashkinë Shkodër që cilësohen shumë pak nga kjo bashki.

Artikulli paraprakRRYSHFETI, REKTORATI PEZULLON PEDAGOGËT
Artikulli tjetërRRYSHFETI, PROKURORIA HETON TË TJERA RASTE