Do t’I faturoj qeverisë shqiptare dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në territorin e bashkisë Shkodër. Kështu ka ka deklaruar për Star Plus kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila këtë të premte ishte në fshatin Obot për të monitoruar nga afër situatën e krijuar gjatë natës si shkak I shkarkimeve nga hidrocentralet.

Sipas kryetares së bashkisë Voltana Ademi, deklaratat dhe qëndrimit I saj ndaj qeverisë nuk janë të tepruara ndërsa thotë se përkeqësimi I situatës edhe në ditë me diell vërteton faktin që përmbytjet vijnë si shkak I shkarkimeve dhe jo kushteve të motit.

Ditën e sotme pati një rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot me rreth 30 cm. Kryebashkiakja Ademi thotë se tashmë në njësitë Ana e Malit dhe Dajç nuk ka 1 metër katror tokë të papërmbytur.

Në territorin e bashkisë Shkodër, siëprfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet me rreth 3600 hektarë, ndër shifrat më të larta gjatë katër javëve përmbytje