Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka reaguar pas shkresës së lëshuar nga drejtori i policisë Shkodër Niko Brahimaj i cili përmes kësaj shkrese i kërkon bashkisë Shkodër të njoftojë disa punonjës të saj,që të paraqiteshin në datë 5 shkurt, të mërkurën që kaloi për të dhënë deklarime në bazë të hetimeve që janë nisur për veprën penale ‘Pengim të zgjedhjeve’ dhe ‘shpërdorim të detyrës’ referuar incidenteve për procesin e 30 Qershorit.

Përmes një statusit në facebok kryetarja e bashkisë Shkodër thotë se ky është një akt të paprecedent, në shkelje flagrante të Kushtetutës, kjo mazhorancë vazhdon përpjekjen duke sulmuar drejtuesit e punonjësit e Bashkisë së Shkodër .
Deklarata e Ademit vijon si më poshtë:

Ndërsa të gjitha institucionet ndërkombëtare, më i fundit Këshilli i Europës, vazhdojnë të tregojnë se “30 qershori” është një datë që duhet të turpërojë këtë palo- mazhorancë që qeveris vendin, falangat e saj në Shkodër vazhdojnë marrëzinë e tyre.Për të gjithë dua të kujtoj që vetëm përpara pak ditësh një delegacion i lartë i Këshillit të Evropës ishtë në Shqipëri pas shqetësimeve që opozita shqiptare, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, dhe OSBE ngritën për procesin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Si Kryetare e Bashkisë Shkodër dhe Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, pata nderin të takohem me zyrtarë të lartë të Delegacionit të Këshillit të Evropës, mes të cilëve edhe Presidentin e Kongresit Anders KNAPE, Presidentin e Dhomës së Rajoneve, Gunn-Marit HELGESEN dhe Presidentin e Dhomës së Autoriteteve Lokale, Xavier CADORET.Në këtë takim ato ripërsëritën qartë, nevojën që “Shqipëria të ndjekë kursin e reformave, ndërkohë që demokracia lokale u cënua me 30 Qershor, duke çuar më pak pluralizëm në bashkitë e

vendit dhe shkatërrim të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”- deklaroi Presidenti Dhomës së Rajoneve Gunn-Marit HELGESEN.Por maxhoranca në pushtet, e cila ka “zënë mat” çdo hallkë të institucioneve të pavarura bën hapin e radhës, duke sulmuar sërish Bashkinë Shkodër. Si për cudi, kjo ndodh thuajse 8 muaj pas farsës së 30 Qershorit, dates, ku të gjithë institucionet ndërkobmëtare, po e shënojnë me të kuqe në historinë e

pluralizmit shqiptar, si një datë që prodhoi vetëm kaos dhe nuk prodhoi zgjedhje të lira dhe të ndershme.Në përgjigjet drejtuar rishtazi institucioneve hetimore, duke qenë e gatshme dhe duke shprehur gjithmonë e pa frikë të vërtetën e ngjarjeve të rënda që kanë shoqëruar 30 Qershorin në Shkodër, kam kërkuar për të disatën herë, duke ngritur zërin fort, publikisht, në emër të ligjit, e duke mos lejuar në asnjë rast të intimidohen apo t’i bëhet presion çdokujt, qytetar e punonjës në adminsitratën publike.

Dua të besoj e të vazhdoj të luftoj fort, që e drejta të vendoset në vend, që e drejta jonë të triumfojë, që jo vetëm Bashkia Shkodër, por çdo punonjës i administratës publike në Bashkitë e tjera të vendit e në administratën publike, të mos jetë nën presionin e politikës kriminale. Askush nuk duhet të guxojë më , përfundon reagimin e saj kryetarja e bashkisë.