Tenderi për furnizimin me dru herën e parë ka dështuar në bashkinë Shkodër për shkak të mosplotësimit të kritereve dhe çmimit jo të volitshëm që mund të përfitojnë firmat për t’i tregtuar.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi sqaron një ndikim ka moratoriumi që ndalon prerjen e pyjeve. Kryebashkiakja shprehet se vetë bashkia po blen sasi drurësh për ngrohjen në shkolla. Kryebashkiakja lidhur edhe me tregtarët e duhanit shprehet se një problem mbetet akciza e lartë ndërsa thotë se ka nisur të gjendet gradualisht zgjidhja për vendet e tregjeve. Në fillim të janarit pritet që të ketë një ulje të akcizës për prodhuesit e duhanit gjë e cila mund të përmirësojë edhe kushtet për shitjen e duhanit vitin e ardhshëm.