
Lidhja demokratike e gruas në Shkodër ka zhvilluar një aktivitet për 8 marsin, ditën ndërkombëtare të gruas.
E ftuar ishte edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi që përveç urimit përcolli edhe vështirësitë që kanë gratë ende sot në një shoqëri post-komuniste. Një mesazh përcolli edhe kryetarja e lidhjes demokratike të gruas Nirvana Leka. Deputetja Jozefina Topalli dhe kryebashkiakja Voltana Ademi kënduan sëbashku Lule Borën dhe Mbeta gjithë ditën hijeve. Pas aktivitetit gratë demokrate të Shkodrës marshuan përgjatë qendrës së qytetit në shenjë proteste për diskriminimin dhe problemet e shumta që kanë gratë shqiptare.


