Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në një postim në facebook, ka hedhur poshtë akuzat e ngritura një ditë më parë nga ministry i Jashtëm Ditmir Bushati.

Ademi shprehet se Bushati mund të genjeje freshistët, por jo qytetarët e Shkodrës. Ne statusin ne rrjetet sociale, Ademi ka sqaruar edhe ceshtjen e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, ku shkruan:

Ditmir Bushati gënjen lehtë shumë Fresh-in tënd, por jo shkodranët!  Ditzi po shpif e gënjen kur thua se Bashkia nuk merr në dorëzim impiantin e ujrave të zeza.  E vërteta është që drejtorët e korruptuar, të preferuar të socialistëve nuk bëjnë dorëzimin qëllimisht. Për të zgjidhur këtë situatë kemi komunikuar zyrarisht duke dërguar shkresa zyrës së BE që ka bërë investimin!

Tani mbetet vetëm të bëjmë kallzim në prokurori për këtë fakt!  Në Shkodër po të thërrasin si turist partiak, boll se po bëhesh qesharak! Sa shumë dashni po ke për Shkodrën!!! Ku ishe katêr vite??? Por ke te drejtë, ta kërkon mashtrimi elektoral! Po mundoheni të bëni diversion, të bllokoni e shkatërroni gjithçka në Shkodër, por çdokush e ka kuptuar se po bani një lojë të ndyrë! Për transparencë po botoj shkresen derguar Ambasadores Romana Vlahutin!

Artikulli paraprakMOHOI ORIGJINËN SHQIPTARE, JA SI U PRIT “BEYONCE” E GREQISË
Artikulli tjetërNIS PROTESTA E DEMOKRATËVE, BLLOKOHEN TË GJITHA AKSET KOMBËTARE