Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka vizituar këtë të hënë ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Dedë Gjon Luli” në Hot të Ri, pjesë e Njësisë Aministrative Rrethina. Kjo shkollë i është nënshtruar një rikonstruksioni, sidomos në ambjentet e jashtme.

Duke filluar nga shtrimi i hapësirës para shkollës me beton, rrethimi, rikonstruksioni i tualetëve, pajisja me ngrohje e më gjerë. Kryetarja Ademi u shpreh se këto investime i shërbejnë kësaj shkolle për një proces mësimor sa më cilësor dhe korrekt. Kryetarja Ademi u shpreh gjithashtu se edhe shkolla të tjera në Shkodër pritet të kenë investime për rikonstruksionin e tyre.

Në këtë shkollë studiojnë një numër prej 300 nxënësish, përderisa investimi do të vijoj edhe për rikonstruksionin e dyerve. Rrjeti elektrik vazhdon të jetë i amortizuar, ndërsa kryetarja Ademi shprehet se do të vijoj të përmirësohet në vijim, në vazhdën e punimeve.