“Komunizmi është mes nesh ende sot. Strukturat e ish-sigurimit janë prezente dhe Shqipëria nuk është e lirë”.

Me këto fjalë iu drejtua kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ambasadorit të Hungarisë Antal Heizer por jo vetëm gjatë inagurimit të monumentit në kujtim të revolucionit hungarez. Kryebashkiakja e Shkodrës ka edhe një apel duke i kërkuar qytetarëve që të jenë të lirë. Këto deklarata të kryetares së bashkisë Shkodër vijnë pas një situate të agravuar mes saj dhe kryeministrit Rama por edhe disa aksioneve të zhvilluara në Shkodër nga doganat dhe krimi ekonomik për të cilat kryebashkiakja i ka quajtur terror politik ndërsa PD dega Shkodër dhe FRPD organizuan dy protesta të njëpasnjëshme.

Artikulli paraprakPËRFAQËSUES TË MYFTINISË NË BASHKINË SHKODËR
Artikulli tjetërAMBASADORI HUNGAREZ: DOSJET TË HAPEN, NË MES POLITIKA