Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaroi përpara ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj dhe atij të turizmit Blendi Klosi se aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Mbrojtjes së Territorit në plazhin e Velipojës për prishjen e ndërtimeve pa leje po bëhet në mënyrë të diferencuar dhe jo të drejtë.

Kryebashkiakja tha se subjektet nuk janë lajmëruar ndërsa ka kërkuar që ky aksion të bëhet në muajin shtator dhe jo tani

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ktheu përgjigje Ademit duke thënë se IKMT nuk po vepron në mënyrë të diferencuar

IKMT vijoi aksioni në disa plazhe të Shqipërisë duke prishur ndërtimet pa leje.

Artikulli paraprakSHËNDETI – 10.06.2020
Artikulli tjetërADEMI-MINISTRIT KLOSI: NUK BËHET PLAZH ME 15 NËNTOR