Gjatë mbledhjes së Task Forcës për Turizmin kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi kundërshtoi edhe Vendimin e Këshillit të Ministrave duke thënë se duhet ndryshuar pasi nuk bëhet plazh deri në 15 nëntor siç parashikon kjo VKM ndërsa përmendi edhe disa problematika të tjera

Nga ana e tij ministri i turizmit Blendi Klosi i tha kryebashkiakes Ademi se stacionet e plazhit nuk do të merren në bazë të njohjeve politike por sipas kritereve të vendosura.
Këtë debat kryebashkiakja Ademi lidhur me menaxhimin e sezonit turistik e ka patur edhe më përpara me ministrin Klosi kryesisht për plazhin e Velipojës.