KANDIDATJA E PD-së MESAZH PËR TË GJITHË NË DITËN E FAMILJES. pranë qendrës polivalente të lagjes Mark Lula, kandidatja e Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Zj. Voltana Ademi zhvilloi një takim me anëtarë të komunitetit të kësaj lagje. Takim u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Familjen dhe rëndësisë që ka promovimi i vlerave të familjes në zhvillimin e komunitetit tonë.

Dita Ndërkombëtare për Familjen është shpallur nga Asamblea e Përgjithshme e Kombëve të Bashkuara në vitin 1993, duke pasqyruar rëndësinë që komuniteti ndërkombëtar i dedikon familjes. Dita Ndërkombëtare për Familjen ofron një mundësi për të promovuar e ndërgjegjesuar për çështjet që lidhen me familjen dhe më situatën sociale, ekonomike e demografike që prekin familjet.Në këtë takim kandidatja, Zj. Ademi bashkëbisedoi me perfaqësues të komunitetit të kësaj lagje dhe u njoh me problematikat e shumta ekonomike e sociale të tyre. Me një mesazh të qartë, Voltana Ademi vlereson familjen dhe rolin e saj, si vlera te patjetërsueshme per zhvillimin e shoqerisë.

Artikulli paraprakPREZANTOHET LIBRI SHQIPTARËT E TRIESTES
Artikulli tjetërVAU DEJËSI, INVESTITORËT SHFAQIN INTERES PËR INVESTIME