Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi menjëherë sapo ka mësuar se administratorit të Vllaznisë Suad Lici i kanë vendosur sasi të dyshuar tritol poshtë makinës ka mbërritur në vendngjarje për të mbështetur Licin në këtë ngjarje të rëndë

por edhe për të inkurajuar forcat e policisë që të bëjnë të gjitha hetimet e duhura për ta zbardhur çështjen. Ajo që shqetëson kryebashkiaken Ademi është se situata në Shkodër nuk është e qetë.

E pyetur se çfarë ndodh tek Vllaznia duke qenë se ky nuk është rasti i parë kryebashkiakja Ademi thotë se rastet e tjera kur janë kërcënuar ish-trajnerë dhe ish-drejtues nuk janë zbardhur plotësisht nga policia duke bërë që kjo të peshojë mbi drejtësinë.

Në vendngjarje mbërritën edhe forcat Xhenio nga Tirana duke konfirmuar se sasi e vendosur është lëndë plasëse dhe tashmë do të dërgohet për ekzaminim në laborator për të gjetur llojin por edhe për të marrë gjurmët e personave që e kanë vendosur.

Policia ka marrë edhe kamerat e sigurisë përreth dhe po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të vendosjes së tritolit administratorit të Vllaznisë Suad Lici.